18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Një tjetër aktor i njohur akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual për 4 raste

Russell Brand aktori i njohur britanik akuzohet për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual. Veprat dyshohen të jenë kryer midis 1999 dhe 2005.

Komediani dhe aktori është marrë në pyetje disa herë nga policia që kur një hetim nga Sunday Times, Times dhe Dispatches e Channel 4 në shtator 2023 zbuloi akuza të shumta kundër tij. Vazhdimisht 49-vjeçari më parë i ka mohuar akuzat.

Dyshimet ndaj Rusell sipas policisë:

Në vitin 1999 një grua u përdhunua në zonën e Bournemouth.
Në vitin 2001 një grua u ngacmua sekusualisht në zonën Westminster të Londrës.
Në vitin 2004 një grua u përdhunua dhe u ngacmua seksualisht në zonën Westminster të Londrës.
Midis 2004 dhe 2005, një grua u ngacmua seksualisht në zonën Westminster të Londrës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat