18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Trump shpall “Tarifat Reciproke” 10% mbi importet nga Britania dhe 20% ndaj BE-së! A do kundërpërgjigjen europianët (Lista e plotë)

Presidenti i SHBA, Trump prezantoi tarifat me disa prej vendeve teksa mbante lart një tabelë të madhe me titullin “Tarifat Reciproke”, e cila krahason tarifat që vendet e tjera vendosin mbi SHBA-në kundrejt atyre që Uashingtoni vendos mbi ta. 

Trump foli për mediat nga Kopshti i Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, për të bërë të ditur të gjithëve se çfarë tarifash do të aplikohen.

Ata na tarifojnë, ne i tarifojmë ata. Si mund të jetë dikush i mërzitur?” tha Trump.

Ndër të tjera, Trump veçon Kinën dhe Bashkimin Evropian: “Na shfrytëzojnë. Është kaq e trishtueshme për t’u parë. Është e mjerueshme.” 

Sa i përket Indisë, Presidenti Trump shtoi: “Shumë e ashpër. Shumë, shumë e ashpër.”

Importuesit e mallrave nga vendet e tjera do të fillojnë të paguajnë tarifën bazë prej 10% të shtunën në orën 12:01 të mëngjesit sipas orës lokale.

Presidenti Donald Trump tha se ai po mban një qëndrim dhe “më në fund po e vë Amerikën në vend të parë” gjatë komenteve që çuan në nënshkrimin e planit të tij të tarifave reciproke.

“Sot ne po mbrojmë punëtorin amerikan dhe më në fund po e vendosim Amerikën të parën”, tha Trump.

Presidenti tha se SHBA kujdeset “për vendet në të gjithë botën” dhe më pas “kur doni të shkurtoni pak, ata mërziten që nuk po kujdeseni më për to”. Ai tha se tarifat janë një shenjë se “ne do të kujdesemi së pari për njerëzit tanë”.

“Ne me të vërtetë mund të jemi shumë të pasur. Mund të jemi shumë më të pasur se çdo vend, nuk është as e besueshme, por ne po bëhemi të zgjuar,” tha Trump.

Lista e plotë e tarifave 
BE dhe Britania duan negociata

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu dëshirën për negociata, në mënyrë që të mbrohen të drejtat dhe interest e konsumatorëve, teksa nuk kurseu paralajmërimin për “hakmarrje” në rast se nuk ka negociata.

“Objektivi ynë është një zgjidhje nga negociatat. Ne nuk duam të hakmerremi. Nëse është e nevojshme, ne kemi një plan të fortë për t’u hakmarrë dhe do ta përdorim atë”, u shpreh ajo në seancën parlamentare evropiane.

Nga ana tjetër, reagim ka pasur dhe nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, i cili është gatshëm të ulë taksat për kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë, në këmbim që të ketë tarifa të ulëta nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat