14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha flet sërish për shkrirjen e SPAK: “Shqipëria nuk do të ketë një Prokurori politike”

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar sërish SPAK, si një institucion të politizuar që po ndihmon Edi Ramën për të eliminuar opozitën. Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, Berisha akuzoi qeverinë se po përdor drejtësinë për të arrestuar liderët e opozitës dhe për të rrëmbyer mandatet politike të dhëna nga qytetarët.

“Arreston tre liderë politikë të tre partive kryesore opozitare, një Prokurori që rrëmben mandatet e opozitës dhe amniston krimin elektoral. Kjo Prokurori është fund e krye politike,” u shpreh Berisha.

Në vijim të deklaratës, ish-kryeministri komentoi edhe një foto të publikuar së fundmi nga Alex Soros me kryeministrin Rama, duke e lidhur atë me financime të dyshimta. “Në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama, bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja e tij,” tha ai, duke pretenduar se kanë përfituar shuma të mëdha nga USAID dhe organizatat ndërkombëtare.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat