21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Krim pasioni në Shkodër/ 34-vjeçari qëllon më armë zjarri partneren dhe më pas veten (Emrat)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës.

Dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas edhe veten. Më konkretisht bëhet fjalë për 34-vjeçarin Kolë Manaj, i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj 44-vjeçares Anila Ndoka (Prendushi).

Kolë Manaj raportohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa e dashura e tij u dërgua në spital, ku sipas policisë, ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Burime bëjnë me dije se ajo ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit me plagë në kokë. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Ende nuk dihen arsyet pse i riu e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat