14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama i kishte premtuar pensionistëve që bonusi i pranverës do të jepej në Shkurt (Voicenews.al zbulon arsyet e vonesës, shpërndarja nis në Mars)

Bonusi i pranverës nuk u shpërnda në Shkurt sikurse thonte Rama, por do t’u jepet të moshuarve nga 1 marsi (nëse s’ka më probleme me procedurat). Burime nga Ministria e Financave, thanë për Voicenews.al, se shkak për vonesën në shpërndarjen e bonusit janë bërë procedurat e brendshme ndërinstitucionale. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kujdestarët e tyre.

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim”, tha Rama më herët.

Teksa ka kaluar gjysma e muajit, bonusi i pranverës nuk ka nisur të shpërndahet. Pensionistët do të mund ta marrin shpërblimin e premtuar nisur nga 1 marsi. Tërheqja e tij do të bëhet në të njëjtën ditë që do të merret edhe pensioni i përmuajshëm. Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat