21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Profesori me famë botërore dhe SPAK

REDAKSIONALE

Politika është brenda territorit të vet që të sulmojë/kërcënojë institucionet e drejtësisë. Janë këto të fundit që duhet t’i përgjigjen me hapa ligjor duke i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, apo me qëndrimin e ftohtë vijimin e procedurave.

Por është e papranueshme që pedagogë, (shumë në Shqipëri nuk e meritojnë këtë titull, pasi misioni fisnik i kultivimit të intelektualizmit tek brezi i ri do dinjitet dhe jo fundshpinlëpirje) që ushqehen nga politika mbrojnë politikan që së paku kanë dyshim të arsyeshëm se janë të korruptuar. I tillë është edhe rasti që sot po marrim si etalon   

Pedagogu me famë botërore në degën e gazetarisë në Universitetin e Elbasanit ka kërkuar shkrirjen e SPAK, pasi medemek po lufton socialistët të cilët sipas tij na qenkan naiv. Që të merresh me “profesorin” e talentuar që e katandisi degën e gazetarisë në Universitetin e Elbasanit me 2 student në vit vetëm sa i shton peshën në neveritjen që ka publiku për të dhe të ngjashmit e tij.

Si fillim duhet të themi se edhe ne si Voiceneës.al, kemi pakënaqësitë tona për SPAK-un, (por ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit) ky institucion është pararojë e një Shqipërie që rreket të kapi ndonjë copë standardi në sistemin e drejtësisë.

Pavarësisht oponencës me Kryeministrin Rama, ne si media jemi dakord që pa të me hir apo me pa hir pak rëndësi ka, Struktura e Posaçme Antikorrupsion nuk do ngrihej. A ka probleme procedurale procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, këtë do ta thotë gjykata pas vlerësimit të provave. Por është fakt që pak kush e thotë (nga ata që marrin vesh nga procedura penale) profesorit s’ia kërkojmë se ai nuk i kupton këto mesele, që gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, GJKKO, korrigjoi një vlerësim të gabuar të SPAK mbi masën e sigurisë së znj. Ajola Xoxa, pasi masa e kërkuar nga SPAK, nuk e përligjte statusin aktual të saj. Sipas disa vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Xoxa nuk duhet që të gjykohej nën masën e arrestit shtëpiak, por këtë asnjë nga këto homologët e “profesorit” të gazetarisë që kishte idhull shokun Koço, nuk e tha.

Për vetë situatën ku ndodhet, Erion Veliaj duhet të rishikojë ata që ka shpërblyer me favore gjatë kohës si kryebashkiak, sepse po e marrin në qafë me mbrojtjen e tyre publike. Mbështetësit e Veliajt po e fokusojnë si politike apo me prapavijë personale, ndërkohë si proces mund ta kontestojnë me argumente ligjore, siç bën Ylli Manjani (kur flet si jurist 25% të kohës së diskursit të tij publik).  

Ne nuk mbajmë anë, por inkurajojmë institucionet që t’i kthejnë shqiptarëve shpresën dhe dinjitetin.  

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat