12.5 C
Tirana
Friday, April 17, 2026

Parlamenti i kthyer në ‘han pa porta’ debate për tu dukur dhe për klikime! Shtyhen 3 interpelanca me Nufin, Kumbaron e Koçiun

Për më shumë se dy orë deputetët e Kuvendit, kërkuan fjalën për procedurë, por u përfshinë në replika e debat mes tyre lidhur me fondet në bujqësi dhe Samitin e Diasporës. Nisur nga kjo situatë e përsëritur tashmë në Kuvend, ku rendi i ditës nis vetëm pas dy orësh kur ka filluar seanca parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla propozoi që nëse opozita është dakord, çështjet jashtë rendit të ditës të rikthehen në fillim të seancës, siç ka qenë para vitit 2011.

Debatet për rregulloren përfshinë deputetët e opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, me demokratët që druhen se ndryshimet e reja do të zvogëlojnë edhe më tej hapësirën e tyre. Në mesin e gjithë këtij diskutimi, ata nuk mundën të zhvillojnë as 3 interpelancat e kërkuara me ministrat Nufi, Kumbaro e zv.kryeministren Koçiu.

Megjithëse me mungesa të shumta në mesin e saj, edhe seanca e kësaj të enjteje nuk ishte e qetë për opozitën. Deputetët e saj, në radhë, kritikuan maxhorancën se nuk po e përfshin aq sa duhet në çështjet me rëndësi kombëtare. Shqetësimi kryesor ishte integrimi.

Interpelanca që pritej të zhvilloheshin këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend janë shtyrë përshkak të mungesës së dy ministrave.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi nuk mori pjesë në seancë për interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO, po ashtu edhe ministrja Mirela Kumbaro nuk mori pjesë në seancë.

Interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte kërkuar nga PD, për shpjegime mbi çështje që lidhen me krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë ‘KAYO’, ndërsa ajo me Mirela Kumbaron, ishtë kërkuar në lidhje me problematikat e krijuara nga udhëzimet dhe politikat e fundit të ministrisë në sistemin arsimor, veçanërisht për çështjen e licencimit dhe kualifikimit të mësuesve. Pos asnjëri prej tyre nuk është paraqitur, duke ju shmangur llogaridhënies

Ndërkohë edhe interpelanca e thirrur nga deputetët Agron Shehaj e Erald Kapri me Edi Ramën ka dështuar pasi ky i fundit fluturoi jashtë vendit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat