Pas zgjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu kompleksin e pallateve pranë tregut të Medresesë dhe afër godinave të konvikteve të Mjekësisë. Pallati i ndërtuar nga Arlis SHPK, afër zonës së Farmacisë nr. 10, mori flakë për shkaqe ende të paqarta. Fasada e pallatit është përfshirë nga flakët dhe forca të shumta zjarrfikëse janë përballur me një situatë të vështirë, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.
Rreth 30 apartamente janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përfshiu pasditen e djeshme kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë. Pamjet apokaliptike tregojnë ndërtesën e shkrumbuar, rrënojat dhe tymin që ende del nga disa apartamente, ndërsa fasada, e cila ka dy shtresa, është djegur e tëra në pjesën e jashtme të saj, ndërsa është prekur edhe shtresa e dytë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e zjarrit rreth 11 persona janë asfiksuar, ndërsa bilanci i saktë i të dëmtuarve dhe dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se flakët kanë ardhur nga djegia e kartonave të “Big Market” që ndodhet në këtë kompleks. Megjithatë autoritetet kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rastit.

