15.3 C
Tirana
Monday, November 9, 2026

Grabiti para një jave 60 mijë euro nga Raiffeisen Bank në zonën e ‘Komunës së Parisit’, bie në pranga autori (Emri+detaje)

Fiks një javë më pas, policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor. Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se mori rreth 60 mijë euro.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të datës 2 nëntor kur një person i maskuar dhe i veshur me rroba të errëta hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtua fillimisht punonjësit të sigurisë dhe më pas arkëtares.

Autori dyshohet se e kërcënoi arkëtaren duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën e parave, ai u largua nga banka me një monopatinë elektrike, duke humbur gjurmët në rrugët e kryeqytetit.

Në momentin e ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Detaje

Grabitja e bankës së nivelit të dytë të hënën te Komuna e Parisit, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm 3 minuta.

Policia ka krijuar dyshime për një person, i cili mendohet se e kishte vëzhguar bankën përpara ngjarjes, por ende nuk ka prova për përfshirjen e tij.

Sipas hetuesve, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të bankës.

Një tjetër pistë hetimi është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një tjetër banke në muajin qershor jo shume larg nga aty.

Dyshimet bazohen te fakti se në të dyja rastet, autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, kjo pistë mbetet ende për t’u verifikuar. Ndërkohë pak më herë u raportua se shuma e vjedhur nga banka dyshohet të jetë në vlerën rreth rreth 60 mijë euro.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat