Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka shprehur mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe që sot hyjnë në ditën e 26-të. Në një postim në rrjetet sociale, Paulus e përdori flamingon si simbol të rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve që po kundërshtojnë projektet e planifikuara në zonën e Vjosë-Nartës.
Në përgjigje të një komentuesi eurodeputetja ka deklaruar se do t’i bashkohet protestës të hënën e ardhshme. “Do të bashkohem me protestat të hënën e ardhshme”, shkruan eurodeputetja.
Deklarata e saj vjen në një moment kur çdo pasdite Tirana jehon nga thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa mbetet për tu parë qëndrimi që ajo do të mbajë lidhur me këto zhvillime.

