Edhe pse nuk dihet ende nëse Dritan Goxhaj përfaqëson vullnetin pjesës më të madhe të protestuesve (pjesa tjetë janë futur edhe nga qeveria sipas disa burimeve diplomatike) paraqitja publike e një projekti që synon një çmontim të sistemit aktual dhe një rindërtim të plotë të shtetit sipas modelit të Athinës së lashtë, e cila përdorte shortin popullor për përzgjedhjen e qeveritarëve.
Projekti me disa pika i Dritan Goxhajt, shpjegon pse ai nuk ka ndërmend të negociojë me Edi Ramën dhe pse nuk dëshiron të themelojë asnjë parti politike: thjesht sepse dëshiron të shkatërrojë sistemin ekzistues dhe të krijojë një tjetër, ndoshta ideal në teori, por krejtësisht të parealizueshëm në praktikë dhe juridikisht të pamundur.
Ja çfarë, sipas Dritan Goxhajt, duhet të arrijë kjo protestë pas dorëheqjes së qeverisë dhe shpërndarjes së Parlamentit aktual:
Hapi 1: Propozimi i emrave për Asamable Kombetare Transicioni
Çdo qytetar propozon emra njerëzish që nuk kanë qenë pjesë e sistemit 36-vjeçar, me kritere të qarta përcaktuese ku mund të jenë: të mos kenë qenë kryetarë partish e kryetarë degesh partie. Te mos kene mbajtur detyra tê larta ne institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore (Ministra; Zv/ministra; Sekretar të pergjithëshëm e drejtor drejtorish, kryetar bashkie e anëtar këshillash bashkiak e qarku, deputet) dhe që kanë kontribuar në fushën e tyre për shtetin e për Atdheun (mësues, mjekë, punëtorë, artistë, bujk, etj).
Hapi 2: Shorti, jo zgjedhjet
Nga kjo listë, me short të pastër (para publikut e para kamerave, me vëzhgues vendor e ndërkombëtarë) zgjidhen 101 persona.
Pse short dhe jo zgjedhje?
Sepse zgjedhjet krijojnë fushatë, fushata krijon para, paraja krijon lidhje, lidhja krijon korrupsion. Shorti është i pastër. Shorti nuk mund të manipulohet. Shorti nuk krijon liderë.
Hapi 3: Mandati i shkurtër dhe i kufizuar
Kjo Asamble qëndron për 12 muaj. Pastaj shpërndahet. Me kusht që çdo anëtar i kësaj Asambleje nuk mund të kandidojë në zgjedhjet që organizon. Askush nuk mund të qëndrojë më shumë se 12 muaj.
Detyrat e Asamblesë Kombetare Transizioni:
Të emërojë po me zgjedhje me short nga profesionistë të fushes nje Qeveri Tranzicioni 12 mujore
Тё hartojë një Kushtetutë të Re.
T’ia paraqesë popullit në referendum.
Nëse miratohet, të organizojë zgjedhjet e para të lira sipas kësaj Kushtetute.
Pastaj të shpërndahet.
Qeveria e Tranzicionit të ketë për detyrë vetëm të manaxhojë Shqipërinë për këto 12 muaj, e të kujdeset për dritat, ujin, taksat, doganat, policinë, ushtrinë, arsimin e shëndetësinë. Pa kopetenca për të realizuar tendera e nënshkruar kontrata, thjesht një qeveri manaxhuese deri në zgjedhjet e ardheshme, dhe ku anëtarët e saj të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet që ajo do organizojë. Vetëm kështu thyhet e shkërmoqet sistemi, e ndërtohet një Demokraci”.
Ky plan, i cili përjashton çdo formë dhune, shpjegon pse protestuesit vazhdojnë të refuzojnë çdo dialog me qeverinë dhe përjashtojnë mundësinë e krijimit të një force të re politike, dy hapa që sipas Goxhajt do ta pengonin shkatërrimin e sistemit dhe do të rrezikonin t’i shndërronin vetë protestuesit në një komponent të tij. Një qëndrim radikal, i shprehur edhe në pjesë të tjera të botës, por që deri më sot askush nuk ka arritur ta realizojë në praktikë.

