32.6 C
Tirana
Wednesday, June 24, 2026

Sherr midis ish-bashkëshortëve, Meta: ish-gruaja të mbajë përgjegjësi vetë! Kryemadhi: Bëhu ushtar i SPAK

Një përballje e tensionuar mes ish-çiftit të bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në seancën e radhës në GJKKO. Kreu i Partisë së Lirisë, Meta mohoi të ketë marrë përfitime nga Ardian Shatku, kushëriri i Monika Kryemadhit.

Një përballje e tensionuar mes ish-çiftit të bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në seancën e radhës në GJKKO. Kreu i Partisë së Lirisë, Meta mohoi të ketë marrë përfitime nga Ardian Shatku, kushëriri i Monika Kryemadhit. Ndërsa kësaj të fundit i kujtoi akuzën që prokuroria ka ngritur në dosje se bashkë me Shatkun ndanin përqindjet e fitimeve nga kompania e tij. Ishte ky qëndrim i Metës, bashkë me deklaratën e tij se Kryemadhi duhet të mbajë vetë përgjegjësi për veprimet e saj, që nxiti edhe reagimin e ashpër të ish-deputetes. Ajo i mohoi akuzat, duke e akuzuar ish-bashkëshortin se po bëhej ushtar i SPAK.

Ilir Meta: Edhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto pretendime. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letërporosi, e cila pas pak kohe erdhi ndryshe, duke treguar se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme dhe as shoqërore, te askush. Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim.

Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?

lir Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë.

Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë.

Në seancë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe tha se ish-presidenti është i pafajshëm. 

“Me atë çfarë ka ndodhur me CEZ-DIA, kjo çështje ka nisur në vitin 2017 me një kallëzim nga Romeo Karaj. Kallëzimi është bërë menjëherë pasi ka përfunduar procedimi ndaj Kastriot Ismailajt, kur ai u dënua me vendim të formës së prerë dhe mbaroi edhe procedura në arbitrazh. Karaj ka qenë i përfshirë në këto procese. Kallëzimi fillimisht ka qenë për Sali Berishën dhe gjithë qeverinë Berisha, e më pas ka kaluar te Meta. Kundërshtarët politikë gjejnë njerëz si Karaj dhe Vojsava Ismailaj, të cilët, për hallet e tyre familjare apo mendore, japin intervista jashtë Shqipërisë, të cilat në këtë rast janë marrë në konsideratë. CEZ-DIA ishte një koncesion shtetëror. DIA është një kompani amerikane që operon në të gjithë botën dhe drejtohej nga Rebeka. Ajo nuk ka pasur nevojë as për ndihmën e Berishës dhe as të Metës. I mjaftonte Dritan Prifti. Ky i fundit vetëm incizonte dhe, kur miza kalonte te ministria, ai merrte gjobën. Kështu ka qenë, jo se dua ta anatemoj” tha Cakrani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat