Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën përshëndetjet e amerikanëve që i shohin si luftëtarë të guximshëm kundër Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmisë së “1 për qindëshit” më të pasur.
Dita e 22-të e revoltës qytetare përpara Kryeministrisë dhe përgjatë marshimit në rrugët e Tiranës nuk u karakterizua vetëm nga thirrjet e ashpra dhe fjalimet emocionale, por edhe nga një dozë e lartë ironie dhe sarkazme politike.
Qytetarët dhe të rinjtë kanë shpalosur pankarta me mesazhe mjaft pikante, përmes të cilave kanë goditur skandalet e fundit, korrupsionin, propagandën dhe fenomenin e patronazhistëve.
Me parulla që ndërthurin humorin me realitetin socio-ekonomik, protestuesit kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama.

