13.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Deputeti dhe kandidati i PD në Korçë Bledion Nallbati dhe vëllai i tij përplasen fizikisht me një shofer kamioni, policia arreston vëllain e ligjvënësit demokrat

Përfshihet në konflikt për motive të dobëta, deputeti aktualiast garon si kandidat në listën e sigurt të PD, Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, me një shofer kamioni.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Mirasit”, ku kamioni është ndaluar për shkak se një fuoristradë e zezë i ka prerë rrugën duke i dalë para.

Nga makina, ka dalë Bledjon Nallbati së bashku me vëllain e tij, Altin Nallbati, ku së bashku kanë filluar ti kërkojnë llogari drejtuesit të mjetit.

Alti Nallbatit dallohet të debatojë me tone të ashpra me shoferin e kamionit. Pas pak sekondash, Nallbati që po përpiqej të ‘shuante’ sherrin, jo vetëm që përfshihet edhe vetë në konflikt, por edhe dhunon shoferin e kamionit me grushte.

Fillimisht i hakërrehet shoferit të trajlerit dhe më pas hap derën për ta zbritur duke e goditur me grushte. Shoferi përpiqet që të vetëmbrohet nga agresioni, por për asnjë çast pa lëvizur nga sedilja dhe kabina e tij.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime. Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.

Sot policia njoftoi se u arrestua Alti Nallbati, vëllai i kandidatit për deputet Bledjon Nallbati, të cilët u përfshinë në një sherr me një shofer kamioni në rrethrrotullimin e Bilishtit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D.

Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi A.N, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat