12.5 C
Tirana
Thursday, March 19, 2026

E trishtë! Shuhet në moshën 40-vjeçare gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.

Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje tek të gjithë, ku Lapardhaja është vlerësuar për profesionalizmin dhe integritetin.

Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.

Voicenews.al i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat