12.5 C
Tirana
Thursday, March 19, 2026

A po rrezikohet ekosistemi nga marrja e inerteve, dhjetra kompani zhvasin Parkun e Mbrojtur

Në vitin 2023, Vjosa u shpall Park Kombëtar, që i siguron një mbrojtje strikte. Megjithatë, mbrojtja duket se ekziston vetëm në letër, pasi në terren ajo ka një sërë kërcënimesh. Sipas një studimi të realizuar nga “EcoAlbania”, në Vjosë janë evidentuar mbi pika inertesh, nga të cilat vetëm 17 janë aktive me leje.

Marrja e inerteve nga lumi dhe fraksionimi i gurit konsiderohet një nga veprimtaritë më shkatërruese për basenin e çdo lumi, aq më tepër kur ai lumë ka mbrojtje strikte. Megjithatë, përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, ai është një aktivitet i zakonshëm, megjithëse plani i menaxhimit të këtij parku e ndalon në mënyrë kategorike. Dunat e zhavorrit që janë gërryer nga shtrati i lumit nuk janë një pamje e rrallë.

“Vjosa nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni prej vitesh. Aty ka dy-tre zona ‘hotspot’. Këto projekte patjetër ligjërisht duhet të largohen, por ka një afat kohor për t’u larguar. Afati është diku te 10 vjet, më duket, pra ka një afat goxha të gjatë kohor për t’u larguar. Por çfarë duhet patjetër aty të ndalohet? Marrja e inerteve,” tha në një reagim për mediat organizata jo fitimprurëse Qendra “Lumi”.

Situata duket pak më komplekse. Shumica e këtyre subjekteve që punojnë në të gjithë vendin, jo vetëm në Vjosë, justifikohen se nuk po marrin inerte nga lumi. Ata thonë se kanë leje për të punuar me atë sasi inertesh që kanë marrë më parë. Mirëpo ekspertët e konsiderojnë të padrejtë një praktikë të tillë, pasi bizneset vazhdojnë të punojnë “gjithë jetën” me materialin që ia kanë marrë lumit.

Ekspertët dyshojnë se pas lejes për ndërtim rrugësh fshihet në të vërtetë një abuzim i madh me inertet e lumenjve. Shumë nga materiali i mbledhur për rikonstruksion rrugësh ka përfunduar në fakt në kantiere të tjera ndërtimi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat