Periudhë plot risi në jetën e Kilian Mbappé. Ylli i Real Madrid po përballet me rehabilitimin pas një dëmtimi në gju, duke u përpjekur të shkurtojë kohën e rikthimit në fushë.
Ndërkohë, jashtë fushës së lojës ai është në qendër të lajmeve rozë, jo vetëm sepse më në fund mori patentën e shoferit në moshën 27-vjeçare. Mbappe është fotografuar nga paparacët në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Exposito: fillimisht në një lokal në Madrid, ku sipas “Hola”, ata janë parë “duke u puthur gjatë gjithë natës”, dhe më pas në një restorant luksoz në Paris.
Atje, Kilië po kryen terapitë për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, ndërsa Exposito ndodhet në kryeqytetin francez për disa evente të javës së modës. Kujtojmë që pak vite më parë, Mbappe ndezi kronikat rozë me një tjetër histori të bujshme, pasi ai u përfol për një lidhje romantike me Ines Rau, një modele franceze transgjinore dhe gruaja e parë trans e deklaruar publikisht që ka qenë në kopertinën e revistës “Playboy”.
Raportimet sugjeronin se çifti ishte parë bashkë në disa raste, veçanërisht në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në një jaht. Megjithatë, as Mbappe dhe as Rau nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht marrëdhënien, ndërsa më vonë u raportua se lidhja kishte përfunduar. Ndërkohë, tashmë sulmuesi francez po shijon dashurinë me aktores seksi nga Spanja.

