13.5 C
Tirana
Wednesday, March 11, 2026

‘Homeland Justice’, hakeron faqen e internetit të Kuvendit duke fshirë disa të dhëna nga posta elektronike te deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi sot se ka pasur një sulm kibernetik nga hakerat e ‘Homeland Justice’. Në njoftimin për mediat Kuvendi informoi se sulmi është regjistruar mbrëmjen e djeshme dhe se një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të administratës është fshirë.

“Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës. Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme” njoftoi Kuvendi pas interesimit për mediat.

“Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht. Pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve”  thuhet në reagimin e Kuvendit.

Kjo nuk është hera e parë që hakerët, të cilët operojnë nën emrin “Homeland Justice”, sulmojnë infrastrukturën e Kuvendit të Shqipërisë. Në dhjetor të vitit të kaluar, faqja online e Kuvendit u hakuar gjithashtu nga ky grup, i cili mori autorësinë e veprimit përmes llogarisë së tyre në Telegram.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat