9.5 C
Tirana
Monday, March 9, 2026

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen dy të tjerë

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Një automjet tip KIA është përplasur me një Benz, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si rezultat i përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip KIA, 39-vjeçarja Nertila Abazaj.

Ndërkohë, drejtuesi i Benzit dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat