Adrian Gashi një figurë me ndikim të fuqishëm në qytetin bregdetar, është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Durrës, duke marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarësisë. Pas përfundimit të numërimit të votave, Gashi u shpall fitues me 586 vota, duke siguruar kështu drejtimin e strukturës lokale të PD-së në qytet. Kandidati tjetër, Erion Luka mori 268 vota. Dega e PD-së në Durrës hyri në zgjedhje të shpejta pas dorëheqjes, pak javë më parë, të kryetarit të mëparshëm, urbanistit Ardian Muka. Dega e PD-së në Durrës hyri në zgjedhje të shpejta pas dorëheqjes, pak javë më parë, të kryetarit të mëparshëm, urbanistit Ardian Muka.
Gashi është Doktor i Shkencave Juridike, me studime pasuniversitare dhe me eksperiencë në trajnime ndërkombëtare në fushën e hetimit dhe bashkëpunimit policor. Me një profil profesional të ndërtuar mbi eksperiencën institucionale, integritetin dhe angazhimin publik, Dr. Adrian Gashi është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, me synimin për të forcuar organizimin e demokratëve dhe për të ndërtuar një përfaqësim më të fortë politik për qytetin.

