7.5 C
Tirana
Thursday, March 5, 2026

“Film i riparë” Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, PS miraton ‘shpejt e shpejt’ ndryshimet në qeveri

Sikurse pritej votimi i ndryshimeve në qeveri është shoqëruar me tensione në seancën e sotme plenare në Kuvend. Teksa Kreu i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi votimin për largimet e ministrave nga qeveria dhe emërimet e reja, deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren me pretendimin se i ishte hequr e drejta e fjalës Sali Berishës, teksa ishte duke folur.

Mes tensioneve, pr.vendimi i parë që u miratua ishte ai për shkarkimin nga detyra të Ballukut. Ky pr.vendim ka marrë 85 vota pro dhe asnjë kundër shkarkimit, ndërsa për shkarkimin e ministrave të tjerë u votua si më poshtë:

Shkarkimi i ministrave

Belinda Balluku – 85 vota

Elisa Spiropali – 83 vota

Pirro Vengu  81 vota

Albana Koçiu 83 vota

Besfort Lamallari 83 vota

Toni Gogu 82 vota

Emërimet

Albana Koçiu zv/kryeministre – 83 vota pro 3 kundër

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – 83 pro 4 kundër

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – 83 vota pro 4 kundër

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – 83 vota pro 6 kundër

Toni Gogu ministër i Drejtësisë – 83 vota pro 5 kundër

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – 83 vota pro 6 kundër

Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin – 82 vota pro 4 kundër

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri 7 ndryshime në qeveri, ndërsa dje këto ndryshime u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat