6.5 C
Tirana
Saturday, February 28, 2026

Protestuesit i vënë flakën vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha (Vendi i preferuar ku qëndrojnë miqtë e Ramës)

Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë marshimit të protestuesve, duke zënë besasi edhe forcat e rendit. Protestuesit i kanë vënë flakën me bomba molotov dhe fishekzjarre vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut, që njihet si vend i preferuar për Kryeministrin i cili akomodon miqtë e tij kur vizitojnë vendin tonë.

Zjarri ka përfshirë godinën, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë autoritetet duke hedhur ujë. Protestuesit më pas janë larguar duke marshuar në drejtim të Kryeministrisë, aty ku është vendosur një kordon policie.

Marshimi i shoqëruar me molotovë të shumtë nga protestuesit e revoltuar u përball me “gardhe” policie të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat