Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte kabinetin qeveritar, në një takim që ka zgjatur rreth një orë, vetëm një ditë pas ndryshimeve të fundit në përbërjen e qeverisë.
Ministrat e shkarkuar Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje. Burime bëjnë të ditur se fokusi kryesor i diskutimeve ka qenë situata në drejtësi.
Ndryshimet e fundit në kabinet kanë sjellë emra të rinj në poste kyçe. Belinda Balluku, e cila mbante postin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është zëvendësuar nga Enea Karakaçi.
Në krye të Ministrisë së Jashtme, Elisa Spiropali është zëvendësuar nga Ferit Hoxha. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, Pirro Vengu është zëvendësuar nga Ermal Nufi.

