7.5 C
Tirana
Friday, February 27, 2026

Abuzuan me tenderat me vlerë mijëra euro në Universitetin Buqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lexuar pretencën për të pandehurit në çështjen që lidhet me abuzimet e dyshuara në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët po gjykohen me procedurë të shkurtuar pranë Gjykatës së Posaçme.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, kërkoi dënimet për 24 të pandehur, ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në procedura tenderimi, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Për katër nga të pandehurit, Edmond Terthorja, Amarildo Lleshi, Serafin Skenderi dhe Altin Murto, u kërkua dënimi me nga 3 vite burg secili, me ulje të 1/3 së masës për shkak të procedurës së shkurtuar, si dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Sipas organit të akuzës, mbi grupin rëndon akuza për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej rreth 90 milionë lekësh të reja. Të pandehurit, mes të cilëve zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës, biznesmenë dhe persona të tjerë të përfshirë, akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës më 18 mars, ku pritet të paraqitet mbrojtja e të pandehurve dhe më pas të shpallet vendimi.

Pretenca e SPAK

Edmond Terthorja- 3 vjet burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Amarildo Lleshi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Serafin Skenderi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Altin Murto- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Klara Jahollari-1 vit burg, ti pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Agim Sefa-1.6 vite burg, ti pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Mehmet Qoshja- 1.6 vite burg, ti pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Enkeleida Sallaku– 1 vit burg, ti zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Romina Koto- 1 vit burg, ti zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Artur Koleci-1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe te komvertohet në 2 vite shërbim prove.

Blenard Spaho– 1.6 vite burg, ti zbresë dënimi në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.

Tedi Proda- 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe te komvertohet në 2 vite shërbim prove.

Elvira Shtogu-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

Tone Vukaj- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 , të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

Eridiana Cuni- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Erjola Kopali-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Etleva Shore– 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Ilir Kapaj-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

Radion Dhromi-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

Klea Lekoçaj-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Mimoza Sefa-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Mimoza Shehu-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Rezearta Dervishi– 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme të ndarë nga pjesa tjetër.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat