Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama dhe më pas do të vijohet me një prezantim të punës nga ministrat për dikasteret që ata mbulojnë.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Rama dhe më pas do të vijohet me një prezantim të punës nga ministrat për dikasteret që ata mbulojnë. Sipas axhendës, ministrat do të kenë 7 minuta kohë në dispozicion për të prezantuar raportet e tyre.
Ndonëse nuk është në axhendë, maxhoranca pritet të vendosë nesër edhe mbi fatin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin.

