7.5 C
Tirana
Monday, February 23, 2026

Orges Shehi rikthehet në stol, do të drejtojë rekordmenët e Superiores

Presidenti Refik Halili ka marrë një vendim drastik pas humbjes ndaj Teutës, duke shkarkuar trajnerin Ardian Nuhiu nga drejtimi i skuadrës. Aventurës së teknikut maqedonas në krye të bardhebluve i ka ardhur fundi pas rezultateve që nuk ishin në lartësinë e pritshmërive të klubit më të titulluar në vend.

Drejtuesit kanë lëvizur me shpejtësi duke arritur akordin me Orges Shehin, i cili rikthehet kështu në stolin e Tiranës. Tekniku durrsak, i cili ishte pa ekip që pas mbylljes së bashkëpunimit me Ballkanin në Kosovë, pritet të drejtojë stërvitjen e parë që ditën e nesërme.

Ky është një rikthim i madh për Shehin, pasi ishte pikërisht ai që e udhëhoqi Tiranën drejt titullit kampion në sezonin 2021-2022, ndërsa përvoja e tij e gjatë në Superiore me ekipe si Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani shihet si garanci për të rikthyer ekipin te suksesi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat