4.5 C
Tirana
Sunday, February 22, 2026

Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë: Gjermania një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk na bën dot moral

Analisti Baton Haxhiu u shpreh në një intervistë televizive në MCN, se Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk mund t’i bëjë moral Shqipërisë.

Sipas tij, personalitet e larta të politikës gjermane apo përfaqësuesit e tyre në Shqipëri nuk duhet tu merren parasysh deklaratat për persona apo ngjarje të ndryshme të politikës ose drejtësisë në vend.

“Mendoj që Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe është ndoshta nga kryesorët që vendos kush duhet të hyjë apo jo. Nuk është etike cfarë bën Gjermania dhe mendoj që ka ardhur koha që këto gjëra që kanë të bëjnë për një person të mos jenë faktorë sepse na kanë lodhur me gjëra pa lidhje. Ish-kancelari gjerman dhe ish-kryeministri ka punuar për Putin me vite dhe tani na shesin moral”- tha Haxhiu në studion e MCN.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat