13.5 C
Tirana
Friday, February 6, 2026

Myrto Uzuni kërkohet në Europë në limitet e merkatos nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares

Myrto Uzuni është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat në Turqi, ndërsa klubi po kërkon për një alternativë tjetër në sulm.

Uzuni shfaqet si vetë dëshirë e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit është pikërisht ai me të cilin Ernest Muçi është rikthyer dhe po kalon formën më të mirë.

Merkato e dimrit në Turqi mbyllet sot. Mbetet për t’u parë nëse Austin do të japë dritën jeshile dhe cilat do të jenë detajet e transferimit.

Klubi i MLS paguante 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e tij nga Granada. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.

Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet. 30-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, megjithatë mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin në qendër. Vetë Turqia ndërkohë mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat