13.5 C
Tirana
Thursday, February 5, 2026

Rrjedhja e gazit në banesë shuan, ‘shuan’ tragjikisht familjen shqiptare në Itali (Detaje)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në banesë.

Viktimat janë identifikuar si, Arti Kola, 48 vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe.

Dinamika e ngjarjes

Sipas raportimit të mediave të huaja, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ku familja sapo kishte shtruar darkën. Në rrethana ende të paqarta në sasi gazi dyshohet se ka rrjedhur nga kaldaja e ngrohjes dhe për pasojë familjarët janë asfiksuar.

Ka qënë vëllai i kryefamiljarit ai që ka dhënë alarmin dhe njoftoi karabinierët. Sapo arritën në shtëpinë trekatëshe, xhaxhai dhe karabinierët trokitën disa herë, por nuk morën përgjigje.

Në këtë moment ata kanë hapur derën me forcë dhe, sapo hynë brenda, u përballën me skenën dramatike, katër trupat e familjarëve ishin të pajetë përtokë.

Gjithashtu si pasojë e gazit dhe tronditjes, edhe xhaxhai i dy fëmijëve të mitur, humbi ndjenjat para karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanello-s.

Mësohet se kryefamiljari, Arti Kola ishte punëtor në një fabrikë, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte studente.

Banesa ishte në pronësi të Arti Kolës, i cili, sipas disa dëshmitarëve, e kishte blerë rreth 3 vite më parë, por vetëm kohët e fundit familja kishte filluar të jetonte aty. Shtëpia thuhet se ishte restauruar pjesërisht nga vetë ai së bashku me disa miq.

Ndërkohë sipas raportimeve kjo ishte një ngjarje e përsëritur, pasi kohë më parë një tjetër banesë ishte përfshirë nga rrjedhja e gazit dhe për pasojë kishin ndërruar jetë po 4 anëtarë të një familje.

Sakaq thuhet se Prokuroria italiane ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë. Në orët në vijim, karabinierët do të analizojnë disa të dhëna specifike, ku së bashku me zjarrfikësit, ata do të përcaktojnë nëse kaldaja ishte e regjistruar, nëse ishte instaluar siç duhet dhe nëse i ishte nënshtruar ndonjë inspektimi të kërkuar. 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat