9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Policia njofton se si pasojë e punimeve në aksin “Librazhd–Korçë” do ndalohet qarkullimi (Datat dhe fasha e orarit)

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00.

Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve.

Sipas njoftimit, gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.

Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se do të shërbejë aksi Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Para dy ditësh në zonën e Dragostunjës një shembje masive e gurëve dhe dherave bllokoi qarkullimin në këtë aks për disa orë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat