Një Zot e di se kur trupa e Gjykatës Kushtetuese do arrijë të marrë një vendim për ankimin e kryeministrit Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut.
Sipas raportimeve, mbledhja ne dhomë këshillimi nuk arriti të prodhonte një vendimmarrje duke e shtyrë sërish çështjen për një seancë tjetër.
Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimin për Ballukun, pas seancës publike të mbajtur më 22 janar.
Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.
Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj, pasi sipas prokurorisë, lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave.

