9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

‘Histori shqiptare’ Babai i shkon vajzës te puna dhe e godet me thikë, plagos edhe një kalimtar që ndërhyri për të qetësuar situatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Vajza 24-vjeçare Xhensila Ndoj e cila ka mbetur e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj.

Mësohet se babai, 56-vjeçari Mikel Ndoj ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur mbeti edhe shtetasi Onard Memlika, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, por gjithashtu u godit me thikë nga 56-vjeçari.

Raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe aktualisht po mbahen në sallën kirurgjikale, ku po i nënshtrohen operacioneve.

Pas ngjarjes, Mikel Ndoj është larguar dhe ende nuk është lokalizuar nga policia, e cila po punon intensivisht për kapjen e tij.

“Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit“-njofton policia.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat