9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Zbulohen zyrtarët që ju dërguan në whatsApp dosjet e hakeruara nga SPAK (Mes tyre edhe një anëtar i Gjykatës së Lartë)

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me hakerimin e sistemit elektronik të SPAK, një skemë që dyshohet se ka funksionuar si një rrjet i strukturuar me role të ndara dhe qëllime të mirëpërcaktuara.

Në qendër të hetimeve ndodhen tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Sipas të dhënave hetimore, ata nuk kanë vepruar të vetëm, por si pjesë e një grupi më të gjerë që koordinonte jo vetëm aksesin e paligjshëm në sistem, por edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, me synim goditjen e individëve të caktuar në opinionin publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që rezultojnë të kenë qenë pjesë e një grupi WhatsApp, ku qarkullonin materialet e siguruara në mënyrë të paligjshme.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat