9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Rama i jep ekipit të Partizanit (Gaz Demit) repartin ushtarak me sipërfaqe 13 mijë m², rrëzë Malit të Dajtit! Pse hesht PD?

Sot në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është miratuar një vendim në dukje në të mirë të sportit, por që pritet të ngjall debate publike. Bëhet fjalë për dhënien me qira me tarifë simbolike 1 euro të një reparti ushtarak me sipërfaqe rreth 12 mijë e 690 metra katrorë, në favor të shoqërisë “Partizani” sh.a., në pronësi të biznesmenit Gaz Demi. Shoqëria “Partizani” sh.a. një nga drejtuesit ka edhe Olsi Ramën, vëllai i kryeministrit Edi Rama, fakt që e bën këtë vendim objekt të interesit të shtuar publik dhe debatit politik. Por segmente të rëndësishme të Partisë Demokratike që njihet si mbështetës të ekipit të Partizanit, kanë zgjedhur mos ta komentojnë këtë vendim. Kjo ka shtuar zërat se në pikat ku kanë interesa të përbashkëta, qeveri-opozitë nuk hapin debate publike, madje nuk i japin rëndësi edhe kur faktorë të tjerë përpiqen ta elaburojnë si çështje.

Vendimi përbën një shtesë dhe ndryshim të Vendimit nr.183, datë 9 mars 2016, i cili parashikonte lidhjen e kontratës së qirasë ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Partizani” sh.a., si qiramarrës. Pasuria në fjalë është pjesë e pronës nr.4, e njohur si “Reparti Ushtarak nr.4030”, e vendosur në rrugën “Myslym Keta”, Tiranë, dhe ndodhet nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas vendimit të miratuar, hapësira ushtarake kalon në përdorim të sektorit privat me një tarifë simbolike, duke ngritur dyshime mbi kriteret e përzgjedhjes. Dhënia e pronave strategjike shtetërore me çmime simbolike për subjekte private, ushqen dyshime për favorizim të biznesmenëve të lidhur me pushtetin në këtë rast me presidentin e klubit të Partizanit, Gaz Demi.

Nga ana tjetër Partia Demokratike, e cila tradicionalisht ka kundërshtuar praktikat e qeverisë për dhënie me koncesion apo qira simbolike të pronave shtetërore, çuditërisht ka mbajtur heshtje lidhur me këtë vendim.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat