9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Kryeqyteti në ‘black out’, mungon prej disa orësh energjia elektrike në QSUT, errësira mbuloi edhe stadiumim Air Albania gjatë ndeshjes Dinamo-Vllaznia

Një situatë problematike me furnizimin me energji elektrike është raportuar mbrëmjen e sotme në thuajse gjysmën e Tiranës. Zona të tëra të kryeqytetit kanë mbetur pa drita, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Raportime të shumta për mungesë të energjisë vijnë nga zonat që i përkasin Njësive Administrative 1 dhe 2, përfshirë Ali Demi, Shkozë, Tregun Elektrik, Sauk, etj. Fillimisht është dyshuar se shkak i ndërprerjes mund të ketë qenë djegia e nënstacionit të Njësisë 2.

Megjithatë, zyrtar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se defekti nuk lidhet me rrjetin e tyre, por me OST-në, konkretisht me linjat e tensionit të lartë 110 kV.

Ndërkaq, furnizime po kryhen nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.

“Është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.  Po bashkëveprojmë me stafet e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), për zgjidhje të problemit.  Ndërkohë OSSH është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Ndërkaq, edhe në QSUT, ka pasur nderprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve brenda spitalit, Reanimacioni Qendror, Imazheria dhe Spitali Ditor prej disa minutash është pa drita, duke krijuar kaos për pacientët e familjarët. Të njëjtat burime thonë për Report Tv, se ky nuk është rasti i parë, pasi shpesh herë ndodh ndërprerja e energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë elektrike ‘preku’ edhe ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me 40 minuta vonesë në “Air Albania”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat