9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Zyrtare/SHBA pezullon vizat turistike për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria

Me një vendim të paparalajmëruar, Departamenti Amerikan i Shtetit do pezullojë pas datës 21 janar përpunimin e vizave të imigrantëve për 75 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria e Kosova. Referuar raportimeve, të mediave ndërkombëtare ky vendim ka ardhur si përpjekje për të goditur aplikantët që konsiderohen të bëhen barrë publike për vendin amerikan.

Lista e plotë e vendeve përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Pauza do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të përpunimit të vizave.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat