9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko: Betoni mund të shembet nga ujërat

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në studion e News24, ka ngritur shqetësime të forta mbi sigurinë e infrastrukturës rrugore në Shqipëri pas reshjeve të fundit, duke vënë para përgjegjësisë Ministrinë e Infrastrukturës nën drejtimin e Belinda Ballukut. Ai u ndal veçanërisht te Tuneli i Llogarasë, i inauguruar nga Balluku, e cila sipas tij është edhe zyrtarisht e pandehur nga SPAK.

Sipas Nazarkos, problemi kryesor nis që në fazën e studimeve gjeologjike. “Në shumicën e rasteve studimi gjeologjik nuk bëhet. Nëse do të ishte bërë, do të ishte përcaktuar nëse ka ujëra nëntokësore në këtë segment. Nëse do të konstatohej prania e tyre, gjurma e tunelit duhej devijuar për t’i shmangur, sepse ujërat nëntokësore bëhen shkak për shembjen e betonit,” u shpreh ai.

Ai shtoi se nga informacionet publike mbi kolaudimin e tunelit, situata është shqetësuese. “Nga sa kemi dëgjuar nga eksperti që e ka kolauduar këtë tunel, flitet se nuk ka hekur në strukturë. Duke parë që edhe me një ditë normale shiu ka probleme, ky tunel kërkon një studim të thelluar për sigurinë,” deklaroi Nazarko.

Në mënyrë personale, inxhinieri tha se nuk do ta përdorte tunelin. “Unë si inxhinier nuk do të kaloja. Do preferoja të përdorja rrugën e vjetër të Llogarasë sesa të futesha në një tunel të tillë. Duke parë edhe bisedat nga dosja e Ballukut dhe situatën në terren, do të tregoja shumë kujdes kur të udhëtoja në atë zonë,” theksoi ai. Balkanweb

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat