12.5 C
Tirana
Thursday, December 18, 2025

Përplasje të forta në Kuvend, deputetët e opozitës zënë vendet e ministrave, ka përleshje me gardën

Seanca plenare nisi dhe përfundoi me debate, deri në përplasjes fizike midis deputetëve dhe gardës. Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave duke u përplasur me gardën.Deputetë të opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave, duke sjellë përplasje me Gardën e Republikës. Situata është tensionuar teksa deputetët kanë zënë vendet e kabinetit qeveritar. Mes tyre, deputeti Klevis Balliu dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, janë ulur në vendin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend. Ai zuri një nga karriget e ministrave si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre. Pas masës ndëshkimore të marrë ndaj deputetit të PD Klevis Balliu, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka. Ndërkohë Peleshi ka hedhur në votim propozimin e Taulant Ballës që të kalohet direkt në votim për projektligjin, për sa kohë që seanca nuk është normale.

Një situatë e pazakontë është krijuar sot në Kuvend, ku deputetë të Partisë Demokratike tentuan të ulen në vendet e ministrave. Gjatë tensioneve, Klevis Balliu tentoi të kalonte mbi tavolina, por rrëshqiti dhe ra mbi deputeten Albana Vokshi.

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë hedhur shishe uji në drejtim të Peleshit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat