Me urdhër të SPAK, Policia ka goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.
Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës edhe për dhunë në gurore në 6 korrik 2023.
Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i ish-deputetit i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda. Dy kushërinjtë përfunduan në spital.
Emrat e personave të arrestuar:
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja.
Ende nuk dihen detajet e plota të operacionit, por pritet të zbardhen në vijim.

