17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

E akuzoi për inskenimin e grabitjes në Paris, Kim Kardashian i konsideron “thikë në zemër” akuzat e Kanye West

Ylli amerikan i reality show-t, Kim Kardashian, u përball sërish me traumën e vitit 2016, duke zbuluar në episodin e fundit të serialit “The Kardashians” se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e akuzoi se kishte sajuar të gjithë incidentin e grabitjes.

Grabitja ndodhi në tetor 2016 në Paris, kur Kim dhe Kanye ishin të martuar. Edhe pse reperi nuk ishte i pranishëm gjatë ngjarjes, lajmin e mori gjatë një performance në New York, duke ndërprerë përkohësisht koncertin për shkak të “një situate urgjente familjare”. Menjëherë pas kthimit të Kim në Shtetet e Bashkuara, Kanye u përpoq të ofronte mbështetjen e tij. Gjatë grabitjes, Kim u lidh dhe iu vodhën bizhuteri me vlerë mbi 10 milionë dollarë.

Kim përshkroi momentet kur ndjeu mosbesim nga dikush shumë i afërt. “Ish-burri im tha, ‘Ti falsifikove një grabitje për një program televiziv’, para të gjithëve. Ishte si një thikë në zemër. Vetëm mendimi se dikush që është kaq afër teje nuk do të të besonte, dikush që duhet të të njohë dhe të dijë sa shumë ka ndikuar kjo në jetën tënde, më shqetësoi vërtet. Ti nuk e di kush jam unë”, tha ajo mes lotëve.

Pothuajse dhjetë vjet më vonë, Kardashian pati mundësinë të përballej me sulmuesit e saj në gjyq. “Më në fund munda të shkoja në gjyq, të përballesha me këta njerëz dhe të dëgjoja dëshmitë dhe kërkimfaljet e tyre. Doja të thoja: shikoni, njerëz, ishte e vërtetë. Jam e lumtur që mbaroi,” shtoi ajo mes lotësh. Gjykata në Paris dënoi shumicën e të akuzuarve për grabitjen. Tetë persona u shpallën fajtorë për vjedhjen e bizhuterive, ndërsa dy të tjerë u liruan nga akuzat. Njëri nga të pandehurit u lirua plotësisht, ndërsa tjetri u dënua për përdorimin e një arme, e cila nuk lidhet drejtpërdrejt me sulmin ndaj Kardashian.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat