17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Zbardhet dinamika dhe vrasja e biznesmenit elbasanas Edmond Mëhalla, identifikohen autorët (Emrat)

Organeht hetimore kanë zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, i njohur edhe si Edmond Hyka. Si autorë të dyshuar janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar Marselo Arani dhe Armando Kola, të cilët akuzoihen  për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në pranga janë vënë shtetasit Xhino Ago, 32 vjeç, bashkëpunëtor i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për  veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ekzekutimi i 43-vjeçarit dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes. Sipas burimeve edhe incidentet e fundit mes viktimës dhe ortakut të tij, 32-vjeçari Xhino Ago, kanë pasur si shkak këtë çështje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

“Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

    Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

    Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

    Kush ishte Mond Mëhalla?

    Biznesmeni i ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit 2025 zotëronte disa aktivitete në Elbasan:

    • Club-in “Hollywood Lounge Bar”
    • Pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, në oborrin e së cilës u vra
    • Kompaninë e taksive dhe transportit “EL-Taxi”

    Mond Mëhalla 3 vite nën hetim për pastrim parash

    Prokuroria e Elbasanit ka mbajtur për gati tre vite nën hetim biznesmenin Edmond Hyka, i njohur si Mond Mëhalla, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Hetimi nisi për shkak të të kaluarës së tij problematike jashtë vendit, ku ai ishte proceduar dhe arrestuar si i dyshuar për trafik droge.

    Dosja penale ndaj tij u regjistrua në vitin 2020 me numër rendor 1878, dhe u hetua nga prokurorja Edlira Bako. Megjithatë, pas tre viteve hetime, prokuroria nuk arriti të siguronte prova konkrete që të vërtetonin akuzën e pastrimit të parave, duke kërkuar pushimin e çështjes dhe duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Elbasanit.

    Çështja në fazën gjyqësore është shqyrtuar nga gjyqtari Elis Dine, por deri më tani nuk është bërë publik vendimi përfundimtar i gjykatës mbi hetimin financiar ndaj Mëhallës.

    të ngjashme

    - Advertisement -spot_img

    Më të lexuarat