Ilri Panda do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026, duke zënë vendin e Sokol Sadhurit i cili e drejtoi këtë organ përgjatë vitit 2025. Në shortin që u hodh në Presidencë Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar. Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbon Çekrezi.
Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED u zgjodhën, Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues.
Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh anëtar i KED, Alfred Progonati, ndërsa anëtar zëvendësues Anila Leka.
Anëtarët e përhershëm të zgjedhur janë:
Fiona Papajorgji- anëtare e përhershme nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësim në KED
Marjana Semini- anëtare e përhershme nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësim në KED
Ilir Panda- përfaqësues i Gjykatës së Lartë, zgjidhet anëtar i KED njëkohësisht dhe kryetar
Alfred Progonati- anëtar i KED, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.
Ornela Naqellari- anëtare e përhershme, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit në KED
Iliriana Olldashi- anëtare e përhershme, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit në KED
Altin Binaj- anëtar i përhershëm, përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm në KED
Afërdita Ndoj- anëtare e përhershme, përfaqësuese e Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm në KED
Klodiana Veizi- anëtare e përhershme e KED, përfaqësuese nga Gjykata Administrative
Anëtarët zëvendësues të zgjedhur janë:
Bezart Kaçkini- anëtar zëvendësues i KED, përfaqësues nga Gjykata Administrative
Arben Qosja- anëtar zëvendësues, përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm në KED
Selvie Gjoçaj- anëtare zëvendësuese, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit në KED
Anila Leka- anëtar zëvendësues i KED, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme
Valbon Çekrezi- anëtar i Gjykatës së Lartë, zgjidhet anëtar zëvendësues i KED
Gent Ibrahimi- anëtar zëvendësuese nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësim në KED

