Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Vendimi i Gjykatës së Posaçme, GJKKO u dha në datë 22 nëntor. Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për Belinda Ballukun: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera.
Ndërkohë qeveria ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mbi të drejtën e GJKKO, për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun. Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.Zv.kryeministria Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Vendimi i Gjykatës së Posaçme, GJKKO u dha në datë 22 nëntor. Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për Belinda Ballukun: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera.

