Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Belinda Ballukut dhe vartësit të saj Evis Berberi si dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferën e tenderit të Tunelit të Llogarasë.
Në dosjen e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhen komunikimet mes ish-kreut të ARRSH-së, tashmë të arrestuar dhe biznesmenit Valter Begaj, bashkëpunëtor dhe ky i Ballukut.
Gjatë bisedave, Valter Begaj zhvillon biseda me ish-kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, që shoqëria e tij “Net Group” sh.p.k, të kualifikohej në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.
Në biseda shihet se si Berberi ndërhyn për të rregulluar çështjet e biznesmenit.
Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.
Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka mendoje”.
Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.
Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT- 20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje:
“Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.
Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po nesër mbaron”.
Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.
Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.
Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the TIA Airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).
Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.
Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nesete pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”.
Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërehet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.
Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.
Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.
Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj.linkun
Në orën 20:53, Valter Begaj: “E ka shperndare gjithe PD Ka”.
Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne Baldushkun si supervizion? Qendren e fshatit”.
Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”. Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.
Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.

