17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

U thirr për 21 janarin në SPAK, Berisha del pasmarrjes në pyetje: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesëve

Kreu i PD Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, ku u mor në pyetje për rreth dy orë u shpreh se gjatë protestës nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë.

Ai shtoi se fletëthirrja ndaj tij është vonuar pasi protesta e dhunshme e 21 janarit është organizuar nga vetë Edi Rama. Ky i fundit sipas Berishës ka penguar hetimet.

“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë””,- është shprehur Berisha.

“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”. 

Berisha shtoi: “Kjo është procedurë normale ama nuk është procedurë publike. Të thërret dhe shkon. Por Altin Dumani ja shpërndau mediave para meje. Një procedurë që është krejtësisht diskrete dhe s’ka lidhje me mediat, ky e bën publike për leverdi të Ballukut dhe Ramaduros, që njerëzit mos të shohin skandalin e Llogarasë, por të merreshin me faktin që Sali Berisha dëshmon për 2 janarin pas 13 vitesh, një ngjarje ku unë isha i rrethuari dhe mua po më goditeshin dritaret e kryeministrisë me gurë.”

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat