17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Deputetët e PD-së i kthejnë kurrizin sapo merr fjalën Rama, ironizon Kryeministri: Më mirë shpina se fytyra juaj

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kthyer shpinën sapo Kryeministri Rama shkoi në foltore për të folur për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar aktin e të deputetëve të opozitës, që vendosën të qëndrojnë me shpinë në momentin që ai mori fjalën në Kuvend. Rama iu përgjigj deklaratave të deputetit Flamur Noka për kreun e Kuvendit, ku tha se ai është i fundit që duhet të flasë për besnikërinë ndaj kreut të partisë. Duke ironizuar kryeministri tha se madje do ta quante “Besnik Flamur Noka”. Ai iu drejtua opozitës sërish duke thënë se duhet të ndajnë ofendimet dhe akuzat nga opinionet.

“Po edhe të ankoheni për ligjin, edhe të më ktheni shpinën, sikur nuk shkon. Po faleminderit se më mirë shpina se fytyra juaj. Jam i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar për kreun e partisë. Ndërkohë zoti Noka e ka monopol besnikërinë ndaj kreut të partisë. Madje do të quaja Besnik Flamur Noka. Duhet të ndani opinionet nga ofendimet. Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren. U ngacmova dhe nga deputeti që kam përballë. Dua të them që po isha në Bruksel dhe po Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave. Ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar në historinë e këtij vendi. Po mos ta mendonin këtë nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave. Në këtë vend punët janë ndarë. Sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore aq kohë do të vazhdoni të rrini aty dhe të tkurrur”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të sotme në Kuvend, ka ironizuar opozitën se nuk është mirë me shifrat, duke i kujtuar deklaratat e Lulzim Bashës.

Rama u shpreh se opozita nuk i bën mirë llogaritë e shpenzimeve të buxhetit dhe se gënjen mbi realitetin.

“Bazuar në Institutin Europian të Statistikave, Shqipëria ka më shumë varfëri sesa Serbia, Mali i Zi dhe Turqia. Shqiëpria është më pranë mesatares së BE-së. Paska një taksë prej 450 milionë eurosh që mund të bënte një rritje agresive të pensioneve. Ky 450 milionëshi është aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush, 7×7 bëjnë 42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë fashikull. Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo të pavetëdijshme janë mbi realitetin”,-tha Rama

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat