5.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025

Gjykata e Lartë lë në qeli, ish-zv.ministrin e shëndetësisë Klodian Rjepaj

Sot, kërkesa ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, është rrëzuar nga Gjykata e Lartë. Rjepaj akuzohet nga SPAK për dosjen e strelezimit. Në lidhje me këtë akuzë është kërkuar dënimi me 10 vite burg. Në rast se ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj shpallet fajtor, ai do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, duke zbritur në 6 vite e 8 muaj burg.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat