17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Hetimet për “21 janarin” SPAK “i çon pusullë” Berishës që të paraqitet të premten si “person që tregon rrethana të dobishme për hetimin”

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00.

Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës. Raportohet se Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni. Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

“Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga “Mustafa Matohiti” Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1, Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011. Urdhër thirrja është dërguar në adresën e banimit të shtetasit Sali Berisha, me shkresën nr.38725.prot, datë 03.11.2025 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Praktika e thirrjes së shtetasit Sali Berisha, është dërguar nga Posta Shqiptare në adresën e sipër cituar, me zarfin me bar kod “RR79743625AA”, datë 03.11.2025″, thuhet ne fletethirrjen e SPAK.

Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat