4.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025

Po mblidhte ullinj, 43 vjeçari nga Berati bie nga pema dhe humb jetën tragjikisht

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.

Viktima është identifikuar si Ermal Rripi, i cili ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit. Sipas burimeve lokale, Rripi ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer këqyrjen e terrenit dhe kanë marrë dëshmi nga familjarë e të afërm të viktimës. Nga hetimet paraprake, ngjarja është konfirmuar si aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat