17.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

“Çfarë nuk po na dëgjojnë veshët”! Marta Kos: Shqipëria ka bërë progres, synohet anëtarësimi në 2027

Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë. Në fjalën e saj, Kos vlerësoi veçanërisht Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të shpejtë, ndërsa e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit. Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.

“Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028. Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre. Këto vende kandidate kanë realizuar një pjesë të rëndësishme të ambicieve të tyre. Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë: 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe një pritet të hapet në nëntor.”, tha Kos.

“Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të: vazhdojë zbatimin e Protokollit Shtesë 5 të CEFTA-s mbi lehtësimin e tregtisë, Protokollit Shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve, dhe Protokollit Shtesë 7 mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe të zbatojë masat e planit të ri të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025–2028; përafrojë legjislacionin kombëtar për kontrollin e investimeve të huaja me Rregulloren e BE-së për Filtrimin e Investimeve të Huaja Direkte (FDI Screening Regulation) dhe të sigurojë përputhje të plotë të ligjeve të brendshme me Rregulloren e BE-së për mallrat me përdorim të dyfishtë (dual-use goods); krijojë kuadrin ligjor për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe politikën e zhvillimit dhe ndihmës humanitare, në përputhje me politikat dhe parimet e BE-së” thuhet në raport progresin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat